Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë të Mërkurë në lagjen nr.15, në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Burime për Klan News bëjnë me dije se një konflikt i çastit mes dy personave brenda lokalit ka përfunduar me njërin prej tyre duke qëlluar në ajër me një armë gjahu.

Ndërkohë policia bën me dije se nuk ka pasur të lënduar, ndërsa është shoqëruar në komisariat një 29 vjeçar.

“Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 15 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. D., 29 vjeç, në gjëndje të dehur ka qëlluar me armë gjahu në ajër. Shtetasi K. D, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit“, thotë Policia.

/tvklan.al