Një aksident me pasojë plagosjen e dy këmbësorëve, babë e bir, ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hënë në Korçë.

Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:25, në lagjen nr. 3 kur drejtuesi i mjetit tip “BMV”, me inicialet A. T., ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përplasur dy këmbësorë, S. K., rreth 57 vjeç dhe djalin e tij J. K., rreth 31 vjeç, që po ecnin në trotuar, të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /tvklan.al