Rëndohet situata e të prekurve nga epidemia në spitalin e Poliçanit. Sipas të dhënave të fundit mjekët konfirmojnë se shumë prej banorëve të trajtuar dy ditë më parë janë kthyer me të njëjtat simptoma, shkas sipas tyre mund të rezultojë vdekjeprurëse. Më shumë se 10 persona kanë marrë mjekim gjatë orëve të mbrëmjes, ndërkohë që fluks të sëmurësh ka patur edhe në orët e para të mëngjesit.
Pëllumb Dollani: “Ne jemi të shqetësuar sepse gjendja po agravon. Të sëmurët sot kanë filluar që të na shtohet përditë fluksi i ri të sëmurësh. Jemi të shqetësuar sepse për kushtet që kemi neve të spitalit, në qoftë se do vazhdojë me fluks të madh, ne do kemi vështirësi për t’i përballuar. Përgjigjet paraprake flasin që nuk ka ndotje të ujit. Megjithatë ne shohim që me përhapjen e sëmundshmërisë në qytet, duhet të ketë patjetër ndotje”.
Mjekët e spitalit të Poliçanit thonë se nuk kanë ende një përgjigje nga Instituti i Shëndetit Publik në Tiranë, të cilët kanë marrë përsipër kryerjen e analizave të ujit. Megjithatë ata u kanë rekomanduar banorëve që ta ziejnë ujin e pijshëm deri në daljen përfundimtare të analizave.
Ndërkohë autoritetet lokale kanë ngritur shtabin e emergjencës për t’i parapri çdo situate që mund të vijë si pasojë e përshkallëzimit të epidemisë./tvklan.al
Montazh: Renis Zela