Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka reaguar ndaj akuzave të kryedemokratit Sali Berisha sa i përket projektit strategjik te portit të ri të Durrësit, duke theksuar se po hidhet baltë nga opozita.

“Është një luftë kundër vetë interesit strategjik të Shqipërisë dhe prandaj është një luftë e humbur, e cila bëhet nga ata që kanë dhënë prova se edhe e kanë djegur Shqipërinë për interesat e tyre. Por sa më shumë baltë të hedhin, aq më thellë ajo baltë do t’i përpijë pranverën që vjen, kur do ta marrin përgjigjen jo me baltë, po me votat e shqiptarëve”, shprehet Balluku.

Ajo thekson se “Shqipëria e 2030 as nuk ndalet më as nuk kthehet më kurrë në baltën e atyre që luftojnë kundër interesave të saj. Ajo do të ecë edhe më shpejt për t’u ulur në tryezën e Bashkimit Evropian falë mandatit të katërt për dhe Partinë Socialiste”.

Tv Klan