Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Partitë që nuk kanë struktura elektorale bëjnë mirë të mos kërkojnë aleanca politike. Kështu ka deklaruar sot kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, duke rikonfirmuar ndarjen përfundimtare të së djathtës së bashkuar. Republikanët kanë zhvendosur sot konferencën për shtyp, pikërisht në një ditë me ish-aleatët e së djathtës së bashkuar.  

Partia Republikane nuk ka ndërment ti bashkangjitet ndonjë grupimi tjetër, po kërkon që ish partitë aleate të reflektojnë në organizimin e strukturave dhe marrëdhënieve brenda vetë grupimit. Gjithësesi Mediu ka deklaruar se nuk largohemi nga e djathta e bashkuar sepse ne jemi krijuesit e saj. Edhe drejtuesit e Ballit Kombëtar kanë deklaruar disa ditë më parë se e djathta e bashkuar është krijuar prej tyre.

Ndërkohë po sot partitë e tjera të këtij grupimi ndonëse kishin njoftuar për konferencë për shtyp nuk e kanë zhvilluar atë./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego