Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me pedagogë dhe studentë. Gjatë fjalës së tij ai kritikojë qeverinë dhe kryeministrin Rama për degradimin e universiteteve me bordet e administrimit dhe kërkimit shkencorë.

Sali Berisha: Kjo diktaturë ia kalon diktaturës që ne përjetuam gjer në vitet ’90 qoftë në lirinë akademike, qoftë në buxhetin për shkencën. Kjo që ndodh me këtë diktaturë sot, tejkalon çdo imagjinatë. Kryeministri, padrinoja, vetëshpallet kryetari i shkencës. Por kjo dëshmon se çfarë vullneti patologjik ka ky për të asgjësuar autonominë e universiteteve, lirinë akademike, pa të cilat universitetet përthahen nga viti në vit.

Sipas Berishës fuqia e universiteteve dhe studentëve është e jashtëzakonshme, ndaj dhe ai kërkojë mbështetjen e tyre për t’ju bashkuar mosbindjes civile dhe premtojë heqjen e mesatares së aplikimit në universitete.

Sali Berisha: Po të shkosh të marrësh të gjithë gjimnazet periferike, e kanë nën 6.5 mesataren. E privon arsimin nga njëri nga funksionet bazë që është edhe lufta kundër varfërisë. E privon nga funksion, midis të tjerash. Ndaj këto kohë që kanë mbetur, le të jenë kohë beteje për të vërtetat që ne besojmë. Betejë për t’u dhënë shqiptarëve sistemin arsimor më cilësor të mundshëm në kushtet e këtij vendi.

Kreu i Partisë Demokratike premtoi edhe një pagesë mujore për çdo student.

Sali Berisha: Ftoj edhe gjimnazistët, të mos harrojnë se në vitin e ri universitar, pa mesataren e partisë. Të hapura dyert. Dhe jo vetëm kaq, po minimumi jetik do aplikohet për çdo student, 200 euro. Karta e studentit do të pasurohet me një seri lehtësirash të tjera.

Berisha tha se kur Partia Demokratike do t’i vi në pushtet arsimin do ta ketë prioritet po ashtu edhe ngritjen e figurës së mësuesit dhe pedagogut.

Klan News