Për atentatin ndaj ish-Presidentit amerikan Donald Trump, ka reaguar Kreu i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj.

Përmes një postimi në “X” ai i uron shërim të shpejtë Trump dhe thekson se një lloj dhune e tillë nuk ka vend në demokraci.

 “I trishtuar pas lajmit për tentativë vrasjeje ndaj ish-Presidentit Donad Trump. I uroj Trump rikuperim të shpejtë dhe ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e një jete të pafajshme. E dënojmë me forcë këtë sulm dhe të gjitha format e dhunës politike, e cila nuk ka vend në demokraci”, thotë Presidenti i vendit në reagimin e tij.

/tvklan.al