Plani rregullues i Tiranës pritet të miratohet në mbledhjen e KRTRSH-së.

Pas prezantimit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, atij do t’i bashkëngjitet edhe një relacion i hartuar nga përfaqësues të tre grupeve më të mëdha në këtë këshill, në të cilin do të pasqyrohen të gjithë vërejtjet apo komentet e këshilltarëve.

Ferdinand Pone: “Këshilltarët e miratuan një zëri propozimin tonë që, ajo duhet të shkarkojë së bashku me konsideratat, pyetjet, komentet që u bënë në sallë apo që do të formulohen në mënyrë të qartë nga grupet e këshilltarëve dhe pa vonesë, sa më shpejt si një dokument inkluziv që i përmbledh interesat e të gjithëve, që lejon të zgjojë alternativa por që të jetë një vendimmarrje sa më e mirë që mund të mos ketë ndodhur në rastin e KRT-së së Tiranës dhe kryetarit të bashkisë Tiranës, t’i shkoj KRT-së Shqipërisë dhe jam i sigurt që ai plan do të harmonizoj qoftë projektet kombëtare që janë shumë më të avancuara sesa idetë e deri tanishme në plan”.

Në paraqitjen e planit rregullues, ka munguar kryetari i bashkisë Edi Rama.

Prezantimi i planit rregullues u shoqërua me debate të ashpra, me protagonist prezantuesin e tij administratorin e bashkisë, Dritan Agolli, dhe këshilltarin demokrat, Gjergj Bojaxhi.

Dritan Agolli: “Ky është plani i parë në republikën e Shqipërisë që ka pasur pjesëmarrjen më të gjerë të konsultimeve që nga qytetari i vetëm i Tiranës deri të kryeministri i republikës së Shqipërisë dhe presidenti i republikës së Shqipërisë. Kanë marrë pjesë në diskutimet publike të planit”.

Gjergj Bojaxhi: “Ku i ke bërë konsultimet? Me qytetarët e Tiranës në anglisht apo në shqip?”

Dritan Agolli: “Nuk e baltosni dot planin rregullues të qytetit të Tiranës. Është puna jonë 3-vjeçare dhe nuk lejoj unë si nëpunës i shtetit të Shqipërisë që t’i të më akuzosh mua për gënjeshtarë dhe për akuza korrupsioni”.

Plani parashikon që deri në vitin 2020, ku kryeqyteti mendohet të jetë një metropol prej 1.4 milion banorësh, të ndërtohen 17 shkolla të reja dhe një kampua i ri universitar.

Kryeqyteti sipas planit të ri do të ketë edhe 15 qendra të reja shëndetësore. Ndërsa për herë të parë do të ketë 2 linja tramvaj. I pari nga sheshi “Nënë Tereza” në Paskuqan dhe tjetri nga Universiteti Bujqësor deri në Tufinë./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami