Primabalerina e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Adela Muçollari është një nga balerinat më të talentuara që aktualisht interpretojnë në skenën e TKOB.

Pavarësisht kërkesave të shumta që ajo ka pasur për t’u larguar nga Shqipëria, bashkë me vëllain e saj, Anxhelo Muçollari, kanë preferuar të qëndrojnë e të jenë vlerë në Tiranë.

Të jesh primabalerinë e TKOB është padyshim arritje, por edhe përgjegjësi. E ftuar ‘Në Kurthin e Piter Pan”, Adela rrëfeu se si është të mbash këtë rol.

Alketa: Si mundet që një balerinë të përcjellë te publiku gjithë atë emocion vetëm me artin e trupit?

Adela Muçollari: Si primabalerinë unë dua që historia të jetohet nga unë, duhet të fshihesh në petkun e personazhit, sytë të mbushen me emocionin e asaj që po interpreton në mënyrë që këtë emocion ta marri edhe publiku.

Jordan: Si është të jesh drejtoreshë e balerinëve në Teatrin e Operas dhe Baletit?

Adela: Që të jesh një drejtoreshë nuk është kaq e lehtë, të jesh drejtoreshë duhet dinjitet dhe profesionalizëm shumë i madh./tvklan.al