Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi është nisur drejt Vorës aty ku ka pasur një tension i nisur që prej ditës së djeshme pasi KZAZ e Vorës nuk ka pranuar listën e anëtarëve të QV-ve të PD-së me argumentin se nuk janë vendbanues në Vorë.

Kjo ka sjellë pakënaqësi të PD dhe vendimin e ka ankimuar në KAS. KAS pas mbledhjes ka marrë vendimin që këto vakanca të përmbushen me listën e anëtarëve të përzgjedhur nga KQZ.

Përfaqësuesi i PD-së, Marash Logu, ka bërë një kërkesë që të ketë një mbledhje pasi nuk ka përfaqësues në këo Qendra Votimi dhe madje kanë deklaruar se do të ketë një padi ndaj anëtarëve të KZAZ që kanë refuzuar listën e PD.

KQZ ka njoftuar se Celibashi do të jetë në KZAZ-në e Vorës që ndodhet në shkollën 9-vjeçare në Marqinet. Pas vizitës atje, Celibashi do të inspektojë ecurinë e procesit në Domje dhe Bërxullë.

Në deklaratën për mediat, ai tha se nuk ka ndonjë problematikë për aq kohë sa  në Vorë është kuorumi minimal i komisioneve./tvklan.al