Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve ka nisur në Durrës, Tropojë, Korçë dhe Elbasan.

Kryeministri Rama shkruan se ky program do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë për të trajnuar mbi 4 mijë mësues në fazën e parë me metodat më efektive të mësimdhënies.

“Mirëmëngjes, dhe me fillimin e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, që ka nisur në Durrës, Tropojë, Korçë, Elbasan, e që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, për të trajnuar mbi 4 mijë mësues në fazën e parë me metodat më efektive të mësimdhënies, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook”.

/tvklan.al