Prokurorët e Elbasanit ndihen të pambrojtur. Ata kanë hetuar dhe kanë marrë të pandehur banda dhe kriminelë të rrezikshëm. Në këtë listë renditen emrat e kartelës “Banda e Cërrikut”, “Banda e Mandelës”, “Banda e Aldo Bares”, Nehat Kulla e të tjerë. Ky i fundit gjykohet në Tiranë dhe prokurorët vërejnë se kolegu i tyre shkon dhe vjen në kryeqytet vetëm dhe i pashoqëruar nga një eskortë. Sipas ligjit, prokurorë që ndjekin raste të tilla, ju takon të jenë të mbrojtur nga truproja. Deri tani ky ligj nuk është zbatuar pavarësisht se Prokuroria e Përgjithshme e ka vlerësuar maksimalisht punën e këtyre përfaqësuesve të shtetit./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego