Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar Këshillit të Lartë të Drejtësisë vendimin për masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyqtarit të Apelit Tiranë Shkëlqim Miri.
Pas marrjes së relacionit, KLD pritet të mblidhet për të vendosur për shkarkimin ose jo të gjyqtarit të arrestuar.
Gjykata e Krimeve të Rënda e la në burg gjyqtarin Shkëlqim Miri të akuzuar për korrupsion.
Sipas Prokurorisë, gjykatësi Shkëlqim Miri ka marrë 20 mijë Euro për të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Matit që në 20 shtator rikualifikoi veprën penale për Gentian Dodën nga vrasje në paramendim në plagosje të rëndë me dashje duke e dënuar me 8 vite burg nga 20 që ishte vendimi i parë.
/tvklan.al