PD do të zhvillojë protestën e radhës ditën e shtunë në orën 12:00 në Shkodër, pas atentatit ku humbën jetën tre persona. Për këtë ngjarje, Berisha fajësoi Policinë e Shtetit dhe Kryeministrin Edi Rama.
Duke iu përgjigjur deklaratave të ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, Berisha thotë se Policia po punon për të fshehur ngjarjen dhe jo për të arrestuar autorët e atentatit.
Për Berishën objektivi i Policisë së Shtetit nuk është lufta ndaj bandave, por të sigurojë vota për PS në zgjedhjet e ardhshme.
Një përgjigje pati dhe për thirrjen e ambasadorit të BE, Silvio Gonzato, i cili kërkoi dialog mes opozitës dhe mazhorancës.
Kryedemokrati thotë se opozita është e vendosur për të vijuar mosbindjen civile deri në ngritjen e qeverisë teknike.
Klan News