Mungesa e një suksesi në derbin me partizanin në 3 vitet e fundit, ka thelluar më tej indinjatën e tifozëve të Tiranës. Pjesë e grupimit Tirona fanatics, disa dhjetëra prej tyre e kanë shprehur pakënaqësinë në dyert e shtëpisë së presidentit, Refik Halili, në Rrugën e Dibrës, madje edhe me një banderolë dhe kore kundër tij.

“S’mund të mbulosh 1 popull nën petkun e dashakeqësisë, zvarritesh si krimb për t’iu shmangur fajësisë”, shkruhet në parullën e ngritur përballë shtëpisë së Halilit, e cila u rrethua nga forca të shumta policie për të mos lejuar përplasje fizike.

Për disa minuta tifozët e bardhebluve kanë kënduar në mbështetje të skuadrës por kundër Halilit, të cilin prej kohësh nuk e quajnë më presidentin e Tiranës, duke e konsideruar si përgjegjësin kryesor për gjendjen që po kalon skuadra në Superligë.

 Tirana ka 13 ndeshje pa fituar me Partizanin, rivalin historik të kryeqytetit, nga të cilat ka marrë 6 humbje dhe 7 barazime.

Tv Klan