Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Deputetët socialistë nuk kanë preferuar sot në mblrdhjen e grupit parlamentar të diskutojnë për konfliktin Nano – Meta. Ndoshta kjo për mungesë të ktyetarit të partisë dhe kryeministrit. Gjithësesi vërtetësia e materialeve sekrete të takimit Meta – Ollbrajt dhe largimi i Blushit nga zv/ministër i Jashtëm kanë ngelur ende të pazgjidhura mes dy krave në PS. 

Kryetari socialistë dhe përkrahësit e tij presin që në mbledhjen e kryeaisë që do të zhvillohet të premten, kryeministri të reflektoj për gjithçka ka bërë si dhe do të paraqesin kërkesën e bërë nga Nano për shkarkimin e disa ministrave të përfolur për korrupsion. Ndërsa Meta duket se nuk do të lëviz nga qëndrimet e tij të mëparshme.

Në mbledhjen e djeshme të kryesisë Meta ju drejtua kundërshtarëve të tij, “këto janë lojrat tuaja për të errësuar rezultatet e vizitës së Ollbrajt”.

Të dyja palët shohin si vendimtare mbledhjen e ditës së premte në të cilën ose do të gjendet kompromisi ose përndryshe do të duhet të vendos KPD ndoshta edhe vetë kongresi./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego