Elisa Spiropali: “Njerëzit duhet ta mësojnë se sondazhi i sotëm është realizuar nga dy OJQ shqiptare drejtpërdrejt të lidhura me Sali Berishën. Njëra OJQ, pronë e gruas së zëvendësministrit të Integrimit të Sali Berishës dhe tjetra që ka kryetar bordi Arben Imamin, drejtorin e kabinetit të Sali Berishës. Për ne ky sondazh është plotësisht qesharak dhe arsyeja që e komentojmë nuk ka të bëjë me rezultatet e nxjerra nga xhepi i Sali Berishës të cilat mund të ishin edhe më të thella për humbësin e 28 qershorit, por me detyrimin për ë denoncuar një farsë amatorësh e ushtarësh të politikës qeveritare që nuk duhet na asnjë mënyrë tu shitet njerëzve si një produkt amerikan. Ne jemi në avantazh dhe pas 21 ditësh këtë do ta shohi me sytë e tij edhe vetë Sali Berisha. Çdo tentativë banale, e manipulimit të opinionit publik është e kotë dhe po aq e kotë është çdo tentativë e kryeplakut të politikës së vjetër me sondazhe e karta për të ndryshuar fatin e këtyre zgjedhjeve që do të ndajnë të shkuarën me të ardhmen.”/tvklan.al