Icardi akord me Gallatasaray, Rafinha firmos dy sezone në Katar


PSG vijon spastrimin e futbollistëve të dal nga planet e trajnerit Gajtjer. Mauro Icardi ka rënë dakord për tu transferuar në Turqi. Argjentinasi ka zgjedhur Gallatasaraj si skuadrën e tij të radhës. Sipas asaj që raportojnë mediat turke, Icardi do të kalojë në Stamboll në formulën e huazimit nga kampionët e Francës, me opsion që Gallata të blej kartonin e tij në fund të sezonit aktual.

Ish-sulmuesi i Interit do të mbërrijë në Turqi gjatë kësaj jave, ku pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Merkato në Turqi mbyllet më 8 shtator, kohë që duhet të shtyjë Icardit për të përfunduar edhe zyrtarizimin.

Interes për të ka shfaqur edhe Inter Miami, por vendet e ekstrakomunitarit janë të zëna duke penguar kalimin e  argjentinasit në MLS. Sezonin e kaluar 29-vjeçari bëri 30 paraqitje në të gjitha garat me PSG-në, duke shënuar pesë gola në një total prej 1207 minutash.

Ndërkaq, lamtumirën klubit francez ia ka dhënë braziliani, Rafinja. Mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur një kontratë dy vjeçare me skuadrën e Superligës së Katarit, Al Arabi. Një largim që tregon se te PSG po mendojnë edhe për merkaton e janarit, ku priten të tjera ndryshime në organikë.

Klan News