Jack Teixeira, anëtar i Gardës Ajrore Kombëtare në Masaçusets, i akuzuar për publikimin e informacioneve ushtarake të klasifikuara në një platformë të mediave sociale, ka pranuar fajësinë. 22-vjeçari u deklarua fajtor lidhur me gjashtë akuza për përvetësim dhe publikim të qëllimshëm të informacioneve të mbrojtjes kombëtare duke rënë dakord që të vuajë 16 vjet burg.
Teixeira nga North Dighton i shtetit Masaçusets, ndodhet pas hekurave që nga arrestimi i tij në prill. Rrjedhja e informacioneve sekrete bëri që administrata amerikane të përpiqej të vlerësonte dëmin e shkaktuar dhe të siguronte aleatët se sekretet që ata ndajnë me Shtetet e Bashkuara janë të sigurta. Ndaj tij u ngritën akuzua për publikimin në rrjetet sociale të dokumenteve të klasifikuara ushtarake në lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë dhe tema të tjera të ndjeshme të sigurisë kombëtare.
I riu i cili u bë pjesë e Gardës Ajrore Kombëtare në vitin 2019, filloi në janar të vitit 2023 të ndante sekrete ushtarake me përdorues të tjerë të rrjetit Discord. Ai kishte detyrën e “specialistit të sistemeve të komunikimit kibernetik”, në thelb një specialist i IT-së përgjegjës për rrjetet e komunikimit ushtarak.
Klan News