Mauro Icardi dhe Wanda Nara janë ribashkuar dhe për këtë nuk ka më asnjë pikë dyshimi.

Futbollisti ka ndarë me të gjithë fansat e tyre në Instagram një video ku dyshja shfaqen më të dashuruar se asnjëherë më parë duke shkëmbyer puthje pasionante.

Me në sfond kullën Eiffel, Paris, telenovela Icardi- Wanda ka një fund të lumtur.

Mesa duket Wanda ka lënë pas krahëve tradhtinë e futbollistit duke zgjedhur që të jetë krah tij.

Kujtojmë se më herët u bë e ditur nga mediat e huaja se Icardi miratoi një kontratë që i jepte Wanda-s të drejtat për të gjitha marrëveshjet dhe pronat e tij, një kusht ky në mënyrë që të shpëtohet martesa e tyre.

Kontrata, sipas saj, zgjat deri në vitin 2050 kur Icardi do të jetë 57 vjeç./tvklan.al