Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur pas një konflikti me armë në Athinë. Sipas mediave greke, sherri ndodhi në sheshin Omonia.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta dhe nuk ka të dhëna as për autorin/ët. Në vendngjarje u gjetën 7 gëzhoja.
Policia greke ka nisur hetimet për ngjarjen.
/tvklan.al