Lajme Arkiva 2003
Saranda qyteti bregdetar që është kthyer prej muajsh në kantier ndërtimi, i ka drejt përfundimit të gjitha punimet dhe është e gatshme të mirëpresë pushuesit. 150 lekë të reja ka qenë fondi i cili ka shërbyer për përfundimin e ujësjellësit, sistemimin dhe kanalizimin e ujërave të zeza, rikonstruksionin e rrugëve horizontale dhe vertikale të qytetit, sistemimin e ndriçimit publik etj.
Ata që do të zgjedhin të pushojnë në Sarandë sivjet, do të kenë këtë sezon 24 orë ujë, rrugë të reja një det më të pastër dhe kushte më të mira. 26 milionë lekë janë financuar për higjienën dhe pastrimin e mjedisit.
“Këto ditë fillon asfaltimi i hyrjes së qytetit që është me fondet e Ministrisë së Komunikacionit, që është detyrë e asaj ministrie. Dje ka qenë ministri Poçi në Sarandë, gjë që i dha edhe fund atyre burokracive të vogla . kështu që sezoni turistik na zë me 5 rrugë të reja të bëra sivjet”.
Përfundimi i punimeve duhet të jetë para datës 22 qershor, datë në të cilën do të çelet edhe sezoni turistik, por hapja e këtij sezoni ka detyruar drejtorinë e shëndetit publik të marrë masa për parandalimin e SARS-it, pasi qyteti bregdetar si rrjedhojë e temperaturave të larta vetëm në këtë periudhë kohore, ka regjistruar rreth 200 turistë të huaj në ditë. Drejtoria e Shëndetit Publik është detyruar të marrë masa pasi kjo sëmundje trokiti edhe në vendin fqinj Greqi.
Në portin e qytetit të Sarandës është vendosur në dispozicion një dhomë dhe një mjek i cili me mbërritjen e tragetit kalon nën kontroll të gjithë turistët. Këtë vit pritet ta vizitojnë qytetin bregdetar rreth 600 apo 700 turistë në ditë./tvklan.al