Kryeministri i vendit Edi Rama ju ka uruar ditë të mbarë ndjekësve në rrjetet sociale me shifrat e bonusit të bebes që nga Janari 2019.

Rama thotë se më shumë se 227 mijë fëmijë kanë përfituar bonuesin e bebes që prej fillimit të programit të qeverisë në vitin 2019.

“Mirëmëngjes dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 227 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në Janar 2019, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook.

Me anë të bonusit të bebes mbështeten familjet shqiptare në masën 40,000 Lekë për lindjen e foshnjës së parë, 80,000 Lekë për foshnjën e dytë dhe për foshnjën e tretë vlerën prej 120,000 Lekësh./tvklan.al