Kryeministri Rama ka zgjedhur që të urojë Ditën Botërore të Arsimit me lajmin e laboratorëve të rinj inteligjentë.
Për këto pajisje, Rama shkruan në “Facebook” se po rrisin aftësitë dixhitale për 35 mijë nxënës e që do të shtrihen edhe në 615 shkolla të tjera në vend.
“Mirëmëngjes, dhe me laboratorët e rinj inteligjentë, që po rrisin aftësitë digjitale për mbi 35 mijë nxënës, e që do të shtrihen edhe në 615 shkolla të tjera në mbarë vendin, ju uroj Gëzuar Ditën Botërore të Arsimit”, shkruan Kryeministri Rama në “Facebook”.
/tvklan.al