Shqipëria përmendet si vend në përmirësim
Transparency International publikoi indeksin vjetor të perceptimit të korrupsionit. Në raport, në rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, Shqipëria përmendet si një nga vendet me përmirësim të konsiderueshëm me ndryshim 5 pikë nga viti 2013, por kjo diferencë është falë 31 pikëve të atij viti, niveli më i ulët për indeksin e korrupsionit nga Shqipëria që nga viti 2011.
Këtë vit vendi ynë përmirësoi performancën me 1 pikë. Shqipëria renditet në vendin e 36, duke lënë pas vendet e rajonit, si Mali i Zi, Maqedonia, Kosova e Bosnje Hercegovina.
Tv Klan