Rasmus Hojlund ka pranuar se ndihet fajtor për largimin e Danimarkës nga Euro 2024 pasi nuk arriti të shënonte në turne.

Sulmuesi i Manchester United u shfaq në mediat sociale pas humbjes 2-0 të Danimarkës ndaj Gjermanisë në ndeshjen e raundit të 16-të të shtunën mbrëma.

Hojlund humbi disa raste të mira në Dortmund dhe ekspertët e ftubollit në ITV, Ian Wright dhe Roy Keane që të dy vënë në dyshim natyrën klinike të finalizimit të tij.

“Të jem i sinqertë, nuk e dija se çfarë të prisja nga Europiani im i parë”, shkroi Hojlund në llogarinë e tij në Instagram pasi nuk shënoi në katër ndeshje në Gjermani.

Hojlund: Përkrahja e Danimarkës gjatë turneut ishte gjithmonë një nga pikat kryesore si danez, të luash për Danimarkën ishte e papërshkrueshme. Isha shumë i etur dhe doja shumë ta bëja vendin tonë krenar. I dërgova mesazh njërit prej miqve të mi se ndihesha pak në faj. Është një përzierje e çuditshme sentimentale, sepse ka edhe krenari. Natyrisht që donim ta sillnim kupën në shtëpi, por gjëja që do të më sjellë gjithmonë krenari, si futbollist dhe danez.

Hojlund e mbylli mesazhin e tij në gjuhën daneze: Ne jemi të kuq, jemi të bardhë. Ne qëndrojmë së bashku, krah për krah.

21-vjeçari iu bashkua United nga Atalanta për një tarifë fillestare prej 64 milionë paund gushtin e kaluar, me marrëveshjen që ka potencialin të arrijë deri në 72 milionë paund.

Pas një fillimi të vështirë të sezonit në të cilin ai nuk arriti të gjente rrjetën në 16 ndeshje, Hojlund e mbylli sezonin me 16 gola në të gjitha garat.

/tvklan.al