Real Madrid po mendon seriozisht për Xabi Alonson. Sezoni i ardhshëm shihet se ka zgjedhur teknikun spanjoll për të drejtuar skuadrën, me Carlo Ancelottin që duket se do të ketë një rol tjetër në hierarkinë e klubit.
Sipas asaj që raportohet në mediat spanjolle, Alonso do të jetë trajneri i ri i Los Blancos, ndërsa për italianin do të ketë një rol prej ambasadori te gjiganti i La Ligës.
Ecuria nuk ka qenë e mirë në këtë fillim-sezoni, duke vënë në presion Ancelottin. Për këtë fakt, trajneri i Leverkusen është i zgjedhuri për projektin e Real Madrid.
Në krahun tjetër, Ancelotti shihet si pjesë e strukturës së klubit dhe raporti shton se pritet që presidenti i Realit, Florentino Perez t’i ofrojë 65-vjeçarit një pozicion më lart pas përfundimit të mandatit të tij. Gjatë dy periudha të ndryshme, Ancelotti ka fituar 220 nga 306 ndeshjet e tij në krye të Los Blancos.
Klan News