Xabi Alonso do të rikthehet në Madrid, këtë herë si trajner. Ky është lajmi që po qarkullon në mediat gjermane, të cilat konfirmojnë se tekniku do t’i japë lamtumirë aventurës me Bayer Leverkusen në fund të sezonit.

Pavarësisht asaj që do të ndodh me kampionët e Bundesligës, Alonso do të shtrëngojë duart për një aventurë të re në karrierë. Duke iu referuar mediave, basku është në kërkim të një etape të re.

Real Madrid shihet si më e favorizuar për të firmosur me të. Kontrata me Carlo Ancelottin skadon në qershorin e vitit 2026, por Alonso mund të marrë drejtimin e skuadrës që në verën e ardhshme. Në gjurmët e spanjollit gjendet edhe Manchester City.

Fati i Pep Guardiolës mbetet në ajër, me marrëveshjen që përfundon në fundit të sezonit. Në këtë mënyrë, Leverkusen ka nisur të kërkojë pasuesin e Alonsos. “Aspirinat” nuk kanë emra kontrakt në tavolinë, gjithsesi, fokusi besohet të jetë te trajnerë që janë në fillim të karrierës dhe me perspektivë për të ardhmen.

Klan News