Pas një ecurie tepër të mirë në fillim të sezonit, duket se Hansi Flik po kalon një krizë rezultatesh te Barcelona. Vetëm 5 pikë në 7 ndeshjet e fundit në kampionat kanë ulur me këmbë në tokë katalanasit. Në total, trajneri gjerman ka humbur pesë nga 19 ndeshjet që ka luajtur në La Liga ose thënë ndryshe, gjithsej 25% humbje.
Flik ka drejtuar nga stoli i Barcelonës 25 ndeshje ku deri më tani ka koleksionuar 17 fitore, 2 barazime e 6 humbje. Në tre takimet e fundit të kampionatit, Barcelona ka shënuar dy humbje dhe një barazim për të ulur disi marshin drejt garës për titullin kampion.
Një përqindje që i kalon ato që kanë regjistruar Çavi, Kuman dhe Kike Setien gjatë gjithë qëndrimit në stolin e Barcelonës. Trajneri katalanas, në 38 ndeshje në La Liga, ka humbur vetëm pesë ndeshje, po aq sa Flik ka humbur tashmë në gjysmën e ndeshjeve.
Çavi nga Nëntori 2021 deri në Qershor 2024 grumbulloi 15% të humbjeve në kampionatin spanjoll, Kike Setien 16% dhe Ronald Kuman 21%. Faza e dytë e kampionatit shihet si shans real për teknikun Flik për të përmirësuar shifrat e tij në La Liga.
Klan News