Ariana Grande ka realizuar një version të ri të këngës “34+35”. Fansat tanimë do të kenë mundësinë që ta dëgjojnë këtë këngë në versionin remix.

Por supriza nuk përfundon këtu pasi pjesë e këtij klipi janë edhe dy reperet amerikane Doja Cat dhe Megan Thee Stallion. Ishte vetë Grande e cila nëpërmjet një postimi në Instagram konfirmoi këtë bashkëpunim.

Ndryshe nga versioni i mëparshëm, këtë herë në këtë projekt shfaqen vajzat si figura vizatimore dhe teksti i këngës  jepet me shkronja të mëdha.

 “34+35” u publikua gjatë Nëntori të vitit që lamë pas dhe që nga ajo kohë ajo numëron 115 milionë klikime në platformën Youtube. Videoklipi ngjason me një film të shkurtër fantastiko-shkencor, është pjesë e albumit të ri të këngëtares me titull “Positions”.

E veçanta e kësaj kënge është se autori që ka shkruar tekstin është një kantautor me prejardhje shqiptare i quajtur Albert Stanaj. Stanaj ka performuar në shumë vende në të gjithë Amerikën dhe në Europë.

“34+35” është realizuar me regji të Julien Christian Lutz, i cili në të kaluarën ka punuar me yje të tillë si Drake, Kanye West dhe Jay-Z. /tvklan.al