Ariana Grande dhe Dalton Gomez kanë finalizuar divorcin pas një martese 3-vjeçare.

Këngëtarja dhe agjenti i pasurive të paluajtshme deklaruan 6 muaj më parë se do të divorcoheshin, pas një ceremonie intime martesore në maj 2021. Sipas Grande, arsyeja e divorcit ishte “mospërputhje karakteri”.

Ariana do t’i paguajë 1.25 milionë dollarë 28-vjeçarit dhe gjysmën e të ardhurave nga shitja e shtëpisë së tyre në Los Anxheles. Veç kësaj, ajo do të paguajë 25.000 dollarë për shpenzimet e tij ligjore.

Çifti nuk ka firmosur një kontratë paramartesore dhe nuk ka as fëmijë. Ndarja nisi një vit më parë.

Më pas, Ariana nisi një lidhje me aktorin Ethan Slater në korrik 2023 që duket se vazhdon ende. Edhe Dalton ka vijuar me jetën e tij.

Gjithsesi duket se në albumin e saj të fundit, “Eternal Sunshine” të publikuar më 8 mars, ajo flet për detaje rreth ndarjes ku duket se ish-bashkëshorti e ka tradhtuar rregullisht./tvklan.al