Këndojnë sëbashku këngën “Ordinary things”
Bashkëpunimet muzikore, këngëtarët zakonisht i bëjnë me kolegë të tyre. Por Ariana Grande ka vendosur thyejë kufij.
Ylli i muzikës Pop dhe R&B pritet të publikojë albumin e saj të ri “Eternal Sunshine” të Premten e ardhshme, në të cilin premton një surprizë.
Pjesë e albumit do të jetë edhe një bashkëpunim me gjyshen e saj 98-vjeçare italiane, në hitin e titulluar “Ordinary Things”.
Marxhori Granden, Ariana e ka fansen e saj kryesore, e cila pavarësisht moshës e ndjek deri nëpër koncerte të ndryshme në Shtetet e Bashkuara.
Albumi i 30-vjeçares përmban 14 këngë dhe është i pari pas 4 vitesh.
Tv Klan