Shqipëria, princesha e re e Lindjes së Europës, që shtrihet mes detit dhe malit, është një thirrje për ata që duan shpirtin e aventurës, natyrën e egër, apo qetësinë përgjatë vijës bregdetare.
Kështu nis artikulli në revistën franceze “Aeroports de Paris”, e cila gjendet në vendet më me fluks të udhëtarëve, në të gjitha aeroportet.
Një artikull që të nxit kureshtjen për t’i vizituar nga afër të gjitha destinacionet kryesore që shpalosen në numrin më të fundit. Shkrimi nis me Liqenin e Shkodrës, një Park Kombëtar i natyrës ku mund të gjesh gjithçka. Një shëtitje me biçikletë apo me varke në ujërat e liqenit për të gjetur diversitet fantastik të natyrës.
Por nëse do ta kesh në pëllëmbë qytetin e bukur të Shkodrës, duhet të ngjitesh në Kalanë unike të Rozafës, themelet e të cilave janë 4000-vjeçare.
Për të qëndruar të natyra, në sugjerim janë edhe Kanionet e Osumit, i njohur për peizazhet e tij unike. Nga Prilli deri në Tetor është koha e duhur për ta njohur atë përmes rafting.
Radhën e ka Dhërmiu për plazhet e bukura, por edhe për të mundësinë që ke aty për të ushtruar të gjithë sportet ujore. Malet ngjitur të japin mundsië edhe të Hiking, ndërsa një gji i bukur për të parë është ai i Gjipesë.
Nuk lë pa përmendur tre qytet historike kryesore, Gjirokastrën, Krujën, dhe sitin e Butrintit, të cilët plotësojnë ofertën turistike të Shqipërisë, këtij vendi të vogël që i ofron të gjitha.
Shkrimi është ndarë në rrjetet sociale edhe nga kryeministri Rama sipas të cilit kjo ishte një surprizë e këndshme në aeroportin e Parisit me emrin e Shqipërisë dhe që promovon destinacionet turistike nga veriu në jug.
Për Shqipërinë ka shkruar edhe media spanjolle “20 Minutes”, e cila veçon plazhet e bukura të jugut duke i krahasuar me Karaibet.
Tv Klan