Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Është rihapur kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë, i cili u mbyll për trafikun civil, për shkak të situatës së tensionuar. Pika e kalimit kufitar gjendet në rrugën që lidh Shkupin me kryeqytetin kosovar Prishtinë. Policia maqedonase kontrolloi dokumentet e udhëtarëve, të cilët arritën në kufi me këmbë ose me makina. Në anën kosovare të kufirit ushtarët e KFOR-it vëzhguan hapjen e tij. Pikë  kalimi kufitar ka rreth një muaj, që qëndron i mbyllur, që kur shpërthyen luftimet mes ushtrisë maqedonase dhe UÇK-së./tvklan.al