Sipas Institutit të Shëndetit Publik ashtu sikurse në disa vende të Evropës, edhe vendi ynë është prekur nga Ethet e Nilit Perëndimor. Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino bën të ditur se janë konfirmuar 17 të infektuar dhe 3 humbje jete nga ky virus.
Silva bino, shefe e Deparatamentit të Sëmundjeve Infektive: Ne kemi 17 raste të konfirmuara, nga të cilët një nga këto raste është konfirmuar në Greqi, por që jeton në Shqipëri. Është një rast i një banuesi në Lushnje dhe kemi 19 raste të mundshme, të cilat kanë jo vetëm shenjat klinike, por kanë edhe lidhje epidemiologjike dhe një ekzaminim serologjik laboratorik. Për fat të keq ne kemi edhe tre raste vdekje të konfirmuara me Ethe të Nilit Perëndimor.
Ethet e Nilit Perëndimor prekin sistemin nervor qendror.
Silva Bino, shefe e Deparatamentit të Sëmundjeve Infektive: Shfaqen format me prekje të sistemon nervor qendror që janë encefalite, menihite apo paralizë flakside. Nga mushkonjat “kuleks” janë një lloj i veçantë mushkonjash. Këto mushkonja e transferojnë nga zogjtë, tek njerëzit dhe nuk transferohet nëpërmjet mushkonjave nga njeriu te njeriu.
Ndërsa Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo shprehet se në këtë spital po marrin trajtim rreth 9 pacientë.
Najada Çomo, shefe e Spitalit Infektiv: Aktualisht që jemi duke folur janë 8 apo 9 pacientë. Janë duke e kaluar në mënyrë të moderuar ose të rëndë. Grupmosha kryesore është mbi moshën 70-vjeçare, pra 70, 80, 83 vjeç deri sot. Kategoria e atyre që kanë humbur jetën kanë qenë persona që kanë pasur sëmundje kronike.
Instituti i Shëndetit Publik shprehet se nuk ka vend për panik në popullatë, por duhet kujdes i shtuar dhe kontakt i vazhdueshëm me mjekun specialist. Ndër të tjera ky institut ka urdhëruar dezinfektimin me insekticide përkatëse në zonat ku ka më shumë mushkonja.
Klan News