Pas një periudhe qetësie, Miley Cyrus rikthehet me një këngë të re, “Nothing Breaks Like a Heart”. E njohur për zhurmën dhe debatin që shkaton sa herë që shfaqet në publik, 26-vjeçarja nuk na ka surprizuar edhe kësaj radhe.
Ajo ka publikuar një foto topless në llogarinë e saj në Twitter për të njoftuar daljen në treg të klipit të ri. Trasgresive, joshëse dhe me forma në dukje, Miley nuk heq dorë nga imazhi “badgirl” ose i vajzes së keqe, gjë të cilën e shfaq edhe në klip.
Një bashkëpunim me Mark Ronson, kënga është pjesë e albumit të solistit ‘Late Night Feelings’.
Tv Klan