Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kanë filluar sot fluturimet normale nga Aeroporti i Rinasit. Pas bllokimit të djeshëm nga sindikata e punonjësve të aviacionit. Sot ky aeroport është marrë në dorë nga ushtria shqiptare. Fillimin e fluturimeve e ka konfirmuar Robert Petri, Kryetari i Këshillit Mbikqyrës të Agjensisë Nacionale të Trafikut Ajror.

Petri ka sqaruar se megjithse greva e kontrollorëve vazhdon është rënë dakort me Ministrinë e Mbrojtjes për të garantuar ecurinë normale të fluturimeve civile. Është bërë dhe një kontratë tjetër me forcat e Natos të cilat ndodhen në Rinas për të garantuar fluturimet normale, kështu ka thënë Kryetari i Këshillit Mbikqyrës të Agjensisë Nacionale.

Aktualisht krahas fillimit të funksionimit normal të aeroportit vazhdojnë dhe negociatat me grevistët që kanë pezulluar punën aty./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti