“Daily Love Story”, një mini-show i cili pason gjithçka që nuk shihet dhe nuk është thënë të hënën në skenën e spektaklit “Love Story” në TV Klan, ka nisur transmetimin e puntatës së dytë, në kanalin zyrtar të TV Klan në Youtube dhe televizionin Klan Plus.

Xhesi Muçaj, gazetarja e “DLS”, ka intervistuar përveç vajzave edhe opinionistin e këtij dating show, Robert Aliajn, i cili ka shprehur dhe argumentuar kritikat e tij për konkurrentet dhe Saimirin.

Roberti është ndalur tek grimi i vajzave teksa e ka cilësuar atë si të tepruar, teksa ka thënë se i pëlqen grimi delikat.

“Femrat ne i kemi shumë xhan dhe duhet ta tregojmë edhe kujdesin e vëmendjen, sepse femrat kanë nevojë për këtë gjë. Për momentin shoh që kanë nevojë për mbështetje. Vajzat nuk duhet të bëjnë një grim të tepruar, këtë nuk j’ua thash sepse nuk desha t’i demoralizoj. Grimi ishte skandaloz, më pëlqejnë vajzat me një grim delikat”, tha opinionisti.

Ndërkohë, i pyetur për mendimin e tij nëse Saimiri ka ardhur vërtet për të gjetur dashurinë apo për show, Roberti është shprehur se ai ka ardhur të bëjë punën e tij në këtë spektakël pasi kjo nuk është mënyrë për të gjetur dashurinë.

“Jam absolutisht i bindur që ka ardhur për të bërë punën e vet, nuk është mënyrë kjo se si mund të gatuhet si të thuash një histori dashurie”, tha Roberti.

Sa i përket puthjes së Vivien, opinionisti i Love Story theksoi se puthja nuk është një gjest i guximshëm dhe nuk e shokon ky fakt. Sipas tij, ajo që është shokuese është arsyeja përse një vajzë puth.

Më tej Roberti shtoi se gjërat ishin jashtëzakonisht të stisura dhe bisedat ishin shumë mekanike.

“Nuk është fare e guximshme, që një vajzë të puthë një djalë është gjëja më normale në botë. Nuk më shokon një vajzë që puth, biles më pëlqen shumë, është gjest i pavarur. Më shokon aryeja pse puth, dhe atë nuk e gjeta, gjërat ishin jashtëzakonisht të stisura. Por edhe bisedat ishin shumë mekanike.

Ndërkohë, kritikat nuk kanë munguar për protagonistin e këtij reality dating show, Saimirin, për të cilin artisti argumentoi se 33-vjeçari kishte një distancim fizik dhe refuzus.

Saimiri kishte një distancim fizik dhe refuzues po ta shohësh nga pikpamja psikologjike, më shumë bëntë deal”, përmbyll Roberti.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al