Do të blihet për 591 milionë nga një tjetër amerikan
Nga një amerikan te tjetri. Roma do të ndryshojë pronar brenda muajit Gusht sipas njoftimit zyrtar. Klubi i njohur italian do të kalojë nga James Pallotta te Dan Friedkin.
Vlera e marrëveshjes është 591 milionë euro. Roma nuk pati sukses nën drejtimin e James Pallotta, pasi nuk fitoi asnjë trofe. Arritja e fundit e skuadrës së kryeqytetit italian është triumfi në Kupën e Italisë në sezonin 2007-2008, pavarësisht investimeve të shumta.
Lajmi për ndryshimin e pronësisë rriti edhe vlerën e aksioneve në bursë. Vitet e fundit klubet e Serie A janë hapur me pronarët e huaj, ku Inter zotërohet nga grupi kinez Suning, ndërsa Milan nga amerikanët e Elliott.
Tv Klan