Rrugës duke shkuar për në Thumanë, kryeministri Edi Rama u ndal në një lokal të Dervenit, ku bisedoi me pronarin e saj. Në fokus të pyetjeve të kryeministrit ishin pagat e luftës të dhëna për shkak të pandemisë.
Sipas kreut të qeverisë janë qindra mijëra shqiptarë që kanë marrë ndihmën, ndërsa po vazhdon puna për t’ua dhënë edhe atyre që kanë ngelur pa e marrë.
Edi Rama: Pagat e luftës i more? Të vërtetën?
Gjoni: Të gjithë. S’ka rrena tashi, rrena i ka këmbët e shkurtra. Të gjitha pagat e luftës i kemi marrë.
Edi Rama: Po ti i more pagat?
Kamarieri: Po i mora të treja.
Edi Rama: Rastësisht u takuam këtu se jemi duke vizituar kantieret e rindërtimit dhe faktet janë fakte. Janë duke shkuar afër çerek milioni shqiptarë që kanë marrë pagat e luftës. Gjoni është njëri prej tyre. Ose tre paga ose 400 mijë lekëshin sipas kategorive. Askush nuk ka mbetur vetëm dhe po bëjmë verifikime dhe po u shkojmë nga mbrapa t’u japim pagat, kokërr leku më kokërr leku. /tvklan.al