Migrena mund të rrisë rrezikun për të patur rrahje të çrregullta të zemrës. Njerëzit që vuajnë nga migrena me simptoma vizuale, duke përfshirë drita të lehta, vizion të paqartë ose spote të verbuara, janë 30 për qind më të predispozuar për të vuajtur nga rrahjet e çrregullta të zemrës sesa ata që nuk vuajnë nga migrena.

Rrahjet e çrregullta të zemrës mund të çojnë në një goditje të saj, pasi aty fillon mpiksja e gjakut dhe më pas shkon drejt trurit. Femrat kanë më shumë gjasa të vuajnë nga migrena, e cila zakonisht nis në moshë madhore. Ajo ndikon tek një në 5 gra dhe një në 15 burra, me një pakicë që vuan një “aurë” vizuale përpara dhimbjes së kokës.

Studiuesit zbuluan se 9 nga 1000 persona me migrenë vizuale kanë rrahje të çregullta të zemrës, duke i krahasuar me 7 nga 1000 persona me migrenë, të cilët nuk panë “aura” para krizës.

Dr Souvik Sen, i cili udhëhoqi studimin, tha:

“Është e rëndësishme të theksohet që njerëzit me migrenë me aure mund të rrezikojnë më shumë nga fibrilimi atrial, për shkak të problemeve me sistemin nervor autonom, i cili kontrollon zemrën dhe enët e gjakut”.

Migrena është dhimbje koke që zgjat më shumë se 4 orë, me dhimbje pulsuese në njërën anë të kokës dhe që shkakton të përziera ose të vjella, si dhe ndjeshmëri ndaj zhurmës dhe dritës

.

/tvklan.al