Trajneri portugez Ruben Amorim është shumë pranë Liverpool sipas asaj që bën të ditur Sky Sport Deutschland. Me 39-vjeçarin i cili aktualisht drejton Sportin Lisbon është arritur një akord verbal që të zëvendësojë Jurgen Klopp.
Përflitet se po diskutohet për një kontratë 3-vjeçare. Amorim ka qenë më parë edhe trajner i Braga, ndërsa karrierën e ka nisur te Casa Pia po në Portugali.
Si Braga dhe Sporting janë shpallur kampionë, ndërsa Amorim është në kërkim të një tjetër titulli këtë sezon me skuadrën nga Lisbona. Jurgen Klopp lajmëroi në muajin Janar që do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit.
Klopp mori ekipin në Tetor të 2015 dhe ka fituar gjithçka me këtë ekip, përshi Premier League, Champions League dhe Botërorin e Klubeve.
Tv Klan