Vaksina anti- covid, fundi i pandemise.
U bënë pothuajse 11 muaj që po bashkëjetojmë me virusin Covid 19. Në ditën e sotme janë xxx persona të infektuar me Covid 19. A jemi në një valë tjetër në këtë periudhë? Vaksina, si po reagon? Është bërë e ditur tashmë që varianti i ri i COVID-19 i raportuar për herë të parë në Britaninë e Madhe është testuar në 3 raste edhe në Kosovë. Si gjendemi në përballë faktit të mutacionit të ri? Si dhe për të na dhënë këshilla rreth këtij virusi ftojmë në studio mjekun infeksionist Gent Stroni.
Armonda dhe Flamuri, cifti i njohur ne rrjete sociale per videot e tyre gazmore.
Do të kemi në këtë pjesë të dytë një çift shumë interesant nga Kosova por që jetojnë në Olten të Zvicrës. Kanë patur gjatë lidhjes së tyre pothuajse 9-vjeçare sfida të ndryshe dhe janë ndjerë të paragjykuar për shkak të pamjes së jashtme, ama forca e dashurisë për njëri-tjetrin edhe pse në një moshë të re i ka bërë ata të jenë të fortë ndaj gjithçkaje.
Flamur dhe Armonda janë njohur kur ajo ishte 14-vjeç dhe ai 17 vjeç dhe sot ata janë të martuar. Monda prej 7 vitesh vuan nga një problem shëndetësore dhe është mbipeshë, kjo e ka bërë atë që të paragjykohet në rrjetet sociale edhe pse të dy ata nuk ndalen së postuari dhe sot janë një çift që kanë mijëra ndjekës, duke frymëzuar me dashurinë e tyre…
“Valle e dashurise”/ Nje kenge popullore nga Aurel Thellimi.
Në këtë pjesë të tretë do të kemi të ftuar një këngëtar që duket se ka lëvruar në disa zhanre muzikor në karrierën e tij si këngëtar. Ai është baritor në Teatrin E Operas dhe Baletit por njëkohësisht ka qenë prezent tek publiku shqiptar me muzikën e lehtë dhe po ashtu edhe me atë popullore. Duket se Aurel Thellimi pëlqehet shumë nga publiku kur këndon këngë popullore dhe për këtë ai nuk ka hequr dorë asnjëherë madje sapo ka publikuar këngën e tij më të re populliore “Valle e dashurisë”.