Rumania pësoi një gol pak minuta pa fundit të miqësores me Republikën Demokratike të Kongos e zhvilluar në Komo. Sfida përgatitore e kundërshtarit të Shqipërisë në finalet e Euro 2016 përfundoi në barazim 1 – 1.

Golin për rumunët e shënoi mesfushori me tipare sulmuese Nicolae Stanciu në minutën e 27’. Ky ishte i dyti për të në 3 miqësoret e fundit. Barazimi i skuadrës afrikane erdhi 3 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Megjithatë Rumania ruan pathyeshmërinë, pasi nuk pëson humbje prej qershorit të 2014.

Përfaqësuesja rumune që do të zhvillojë edhe dy miqësore para nisjes së finaleve të Europianit, më 29 maj me Ukrainën në Torino dhe më 3 qershor me Gjeorgjinë në Bukuresht. Shqipëria do të përballet me Rumaninë më 19 qershor në Lion. /TV KLAN