Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Shqipëria do të ketë së shpejti zyrën e saj të përfaqësimit në Kosovë, por kjo zyrë nuk do të jetë në nivel konsullate. Sipas kryetarit të komisionit të jashtëm parlamentar Sabri Godo kjo situatë do të zhbllokohet me vizitën e anëtarëve të komisionit të jashtëm në Prishtinë, Mitrovicë dhe qytete të tjera të Kosovës.
Republikani Sabri Godo:- “Që tani mund të them se jam i pakënaqur nga ajo që bën shteti shqiptar ndaj Kosovës. Nuk shoh atë lloj veprimtarie që brenda këtij kuadri që lejohet sot mund të bëntë Ministria e Jashtme dhe nuk po e bënë. Nuk shoh që të ketë një lloj strategjie të përgjithshme të shtetit shqiptar për problemin e Kosovës”.
Gazetari:- Keni shenja që do të hapet një zyrë e përfaqësimit të Shqipërisë në Kosovë së shpejti?
Republikani Sabri Godo:- “Për këtë zyrë tashmë është gjetur edhe ndërtesa, mbase nuk do të jetë një përfaqësi diplomatike direkte por gjithsesi do të jenë atje njerëz nga Shqipëria të cilët do të lehtësojnë kontaktet ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame