Lajme Arkiva 2003

Para se kryetari i opozitës Sali Berisha të niset për të prezantuar kandidatin e Vlorës Kristaq Bishollën, ka mbledhur grupin parlamentar për të treguar se fushata e Partisë Demokratike nuk do të jetë e përqendruar vetëm në kryeqytet, por të jetë tepër aktive në të gjitha rrethet e vendit.

Sali Berisha: Sekretarë dhe disa anëtarë nga kryesia do të ngrenë çadrat, natyrisht jo si ky tjetri që shkoi në vendin e veprës së tij, por çadrat do të ngrihen afër bashkive, aty ku do të jetë më 12 tetor mandati, se ky është një papagall i ngordhur që përsërit.

Berisha deklaroi se fushata e Partisë Demokratike do të jetë civile dhe më e qytetëruar në mënyrë që të dallojë nga ajo e padrinove./tvklan.al