Lideri demokrat Sali Berisha ka vlerësuar vendimin për zgjerimin e Aleancës Atlantike të Veriut në samitin e Pragës. Sipas Berishës Shqipëria megjithëse nuk është antarsuar ende në Nato, dyert e sajë janë të hapura për një antarësim të shpejtë. 90 vjet Shqiptarët provuan e ishin aleatët e sajë, dhe shumë shpejtë do të zënë vëndin midis kombeve te tjera në këtë aleancë, deklarojë Berisha.
“Pranimi i 7 vëndeve të reja në një ditë bën kontinentin tonë hapsirë euro-atlantike shumë më të sigurtë. Shqipëria i plotëson kriteret politike plotësisht për të qënë anëtare e Natos, aleate besnike e sajë në jetë të jetëve, me një bashkëpunim të frytshëm”
Përpara gazetarëve Berisha tha se elektorati i djathtë kërkon zbatimin e plotë të marveshjes pozitë opozitë për reformën e institucioneve. Në këtë drejtim Berisha vlerësojë konsensusin mes Nanos dhe Moisiut për zgjedhjen e shefit të ri të Shërbimebve Sekrete, Kujtim Hysenaj./tvklan.al