Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u dënua këtë të enjte me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit për çështjen “Babalja”.
E teksa pritet që demokrati të vihet në pranga pasi vendimi është i ekzekutueshëm, derisa të ndodhë kjo, Salianji do të shijojë lirinë.
Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, ka siguruar këto pamje, teksa Salianji kalon para Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës. Ai përshëndet gazetarët që ndodheshin aty, në fakt në pritje të arrestimit të tij dhe largohet.
Siç raporton gazetarja Daci më pas Salianji është larguar dhe nuk është futur në ambientet e policisë, por ka lëvizur në drejtim të rrugës “Myslym Shyri”./tvklan.al