Sandalet plastike të viteve ’80 -‘90 po përqafohen gjerësisht nga tendencat më të fundit të modës sidomos për verën 2024.
Sandalet të cilat deri para pak dekadash konsideroheshin si të dala mode tani shihen pjesë e veshjes së shumë figurave publike. Rikthimi i tyre sinjalizon një ndryshim në kulturën e veshjes. Pasi është parë jo pak herë që copëza të stilit të viteve ’90 po bëhen pjesë e modës vitet e fundit.
Ato quhen ndryshe “sandalet pelte” dhe është paralajmëruar që të zotërojnë këtë verë pasi stili i tyre u promovua në pista bashkëpunimi me markat më ekskluzive të modës.
Ato duket se janë bërë pjesë e koleksioneve edhe të markave luksoze. Marka italiane Gucci prezantoi sandalet e saj të krijuara me material plastik të tejdukshëm dhe me ngjyra, dy vite më parë.
Pavarësisht elementeve të tyre të veçanta dhe të lezetshme, sandalet plastike për vite me radhë janë konsideruar si të “shëmtuara”, krahas brendeve të tjera si Crocs dhe Birkenstock. Por “rrëmuja” e modës 2024 i ka kthyer ato dhe të gjitha këpucët e sheshta, sërish në një trend./tvklan.al