Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, la të kuptohet se nuk mbështet vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos vendosur kamera vëzhguese nëpër vend votime në zgjedhjet e Nëntorit.

Pa dashur të përzihet shumë në vendimet e KQZ-së, ai megjithatë kërkojë transparencë më të madhe.

Fatmir Sejdiu: “Për mua do të ishte shumë e nevojshme që teknologjitë më bashkase që janë për pjesën përcjellëse do të thoja të transparencës dhe gjithë procesit të zgjedhjeve të jenë në aplikim pse jo”.

Gjatë një vizite bërë termocentralit Kosova A Nobelic, Sejdiu e cilësoj si sukses mbajtjen e zgjedhjeve të fundit në vend. Por këto të sivjetmet, sipas tij kërkojnë një avancim më të madh.

Fatmir Sejdiu: “Jo zgjedhjet ne i kemi mbajt dhe zgjedhjet mund të organizohen të mira prapë, absolutisht duhet bërë përpjekje që zgjedhjet të jenë të mira, por të jetë diçka plus, sigurisht se do të ketë efektin e vet”.

KQZ mori vendim të hënën që mos të vendosen kamera nëpër qendrat e votimit me arsyetimin se kamerat nuk janë të vetmet që të çmojnë transparencën. Opozita kundërshtoi këtë vendim./tvklan.al